bjoerna.dk     Bjoern Andersen, sociologist    post@bjoerna.dk


Vajza shqiptare dhe artistėt danezė


Version 1.2 - 24.04.2006 [version 1.0 in English published 26.09.2005]. - PDF: http://bjoerna.net/albania/vajza.pdf









Vajza shqiptare?, vajza italiane?. Albert Küchler, 1831



Kohėt e fundit profesor Ferid Hudhri ka shtruar disa ide rreth pikturės sė njė vajze shqiptare e cila tani gjendet nė Glyptoteket, njė muze me reputacion nė Kopenhagen, Danimarkė. Almira Pajenga nga Ambasada Daneze nė Tiranė, mė bėri tė mundur qė tė njihem me idetė tė cilat janė paraqitur nė revistėn »Klan« dhe gazetėn »Tema«.

Nė shumė libra rreth artit dhe letėrsisė daneze piktura e mirėnjohur ėshtė quajtur vajza shqiptare - nė libra tė tjerė vajza italiane. Profesor Hudhri pyet nėse vajza nė tė vėrtetė ishte me origjinė shqiptare apo nėse ka ndonjė shpjegim tjetėr, - ndoshta vajza ishte njė italiane nga kodrat Albani nė jug tė Romės. Vetė profesor Hudhri sygjeron se ajo kishte origjinė shqiptare dhe ishte e vendosur nė Romė. Ka mundėsi - shton ai - qė ajo vizitoi njė familje tė rėndėsishme shqiptare nė Romė e cila shpesh organizonte mbledhje me pjesėmarrjen e artistėve.

Disa gjėra mund tė thuhen me siguri, disa tė tjera nuk mund tė vendosen kaq lehtė.







Professor Ferid Hudhri, TV Teuta, 2006


Nė Korrik-Gusht tė kėtij viti [2005] unė bėra njė studim tė shkurtėr rreth pikturės dhe personat qė kanė tė bėjnė me tė. (Studimi mund tė gjendet nė danisht nė faqen e internetit: http://bjoerna.net/albanerinden/).

Piktura ishte bėrė nga artisti danez Albert Küchler, njė murg i mėvonshėm, kur bashkėfshatari i tij, poeti Christian Winther bėri njė vizitė nė Romė nė vitin 1831. Se kush nė fakt takoi vajzėn pėr herė tė parė - Küchler apo Winther – nuk dihet, mė tepėr ka mundėsi tė ishte Küchler.

Nė atė kohė, shumė artistė dhe poetė danezė vizituan Romėn dhe udhėtuan nėpėr Itali, midis tyre dhe Bertel Thorvaldsen, skulptor dhe H.C. Andersen, autor i pėrrallave. Shpesh kėta danezė takonin njėri tjetrin nė taverna dhe herė pas here ata vizitonin rrethinat e Romės. Njė nga drejtimet mė tė rėndėsishme ishte zona Nemi nė kodrat Albani. Akademia Daneze nė Romė, ka shumė informacion rreth danezėve dhe zonės Nemi.

Ashtu siē e shtron profesor Hudhri, vajza mund tė ketė qenė nga fshatrat Arbėreshe nė Jug tė Italisė, por mė duhet tė pajtohem me tė kur ai e gjykon kėtė jo si shumė tė mundshme. Ka disa shpjegime. Pėrpara sė gjithash largėsia e madhe, sė dyti traditat e familjes shqiptare nuk do tė mund tė pėrkonin kaq lehtėsisht me njė jetesė si »njė grua e lirė« dhe njė e dashur e njė poeti danez.

Marrėdhėnia midis bukurisė sė re dhe poetit ka qenė shumė intensive dhe ka mundėsi qė vajza tė ketė pretenduar se ishte shtatzėnė kur poeti u kthye nė Danimarkė – vetėm pėr tė pėrfshirė veten e tij nė lidhje erotike mė intensive. Sė fundi ai i dha asaj kur u nis njė vigne – njė vreshtė tė vogėl.

Pak kohė mė vonė, kur Winther mbėrriti nė veri tė Italisė, ai i shkroi njė prej miqve tė tij, skulptorit Bissen:
»Mė duhet t’ju kėrkoj tė vizitoni djallin e vogėl dhe t’i lexoni asaj njė letėr. Mund t’ja kėrkoja djemve tė tjerė, por ju do tė ishit korrieri mė i mirė i dashurisė, pėrderisa Küchler nuk ndodhet – dhe nė fakt nuk mė pėlqen qė dashuria ime tė dalė nė pazar.«
Ne dimė qė Winther – tė paktėn nė kėtė kohė- nuk dintė mirė italisht. Ka mundėsi qė ai t’i ketė shkruar vajzės nėpėrmjet Bissenit nė Danisht, dhe mė pas korrierit iu desh tia lexonte letrėn asaj nė Italisht. Mbase ajo ishte edhe analfabete?

Pėrsa dimė sot, Winther i humbi shpejt kontaktet me vajzėn. Pėr mė tej ne nuk kemi njohuri rreth ripėrtėritjes sė kontaktit midis tyre nė kohėn kur Winther shumė vite mė pas vizitoi Romėn, kėtė herė me gruan dhe vajzėn e saj nga njė martesė e mėparshme.

Nė fakt, Wintheri e pati pikturėn nė dorė pėr disa vite, por – sipas disa burimeve atij iu desh ta shiste atė nė njė periudhė krize. Njė arsye tjetėr se pse ai hoqi dorė nga ajo mund tė ketė qenė xhelozia e tė dashurės sė tij nė atė kohė. Disa vite mė vonė piktura u morr nga Glyptoteket.

Kam qenė nė kontakt me njerėz qė kanė njohuri rreth artistėve danezė nė Romė dhe veēanėrisht rreth Albert Küchlerit. Kam kaluar shumė herė nėpėr duar letrat e Christian Wintherit, biografinė mė tė madhe tė Wintherit (nga Nikolaj Boegh), disa artikuj rreth piktorit, paragrafet pėrkatėse nė Alberto Crielesi's »Il pittore Fra PIETRO da COPENAGHEN al secolo ALBERT KÜCHLER. Quando la Povertą con l'Arte diventa Poesia« (Roma 1999) – dhe disa artikuj nė njė revistė daneze nga shekulli 19-tė rreth Küchlerit dhe Wintherit.

Nė asnjė nga kėto letra, libra, artikuj etj. nuk ėshtė sygjeruar qė vajza duhet tė ketė qenė me origjinė shqiptare (nė kuptimin tonė tė fjalės). Dhe njerėzit me tė cilėt kam qenė nė kontakt kanė tė njėjtin mendim si unė – midis tyre autorėt danezė Per Nyholm dhe Stig Holsting.

Mė tej, Alberto Crielesi shkruan se rrobat e vajzės janė nga kodrat Albani.

Duhet shtuar se ishte shumė e zakonshme midis artistėve danezė tė asaj kohe qė t’i quanin njerėzit nga kodrat Albani si Albanians; ka shumė evidenca pėr kėtė. Vetėm specialistėt, tė paktėn arkeologu dhe filologu Peter Oluf Broendsted, i cili vizitoi Ali Pash Tepelenėn, veproi ndryshe. Nė pjesėn e parė tė shekullit tė 20-tė fjala »Albanian« mė shpesh u pėrdor me kuptimin e sotėm – psh. nga filologu Holger Pedersen dhe autori Franz von Jessen, tė cilėt vizituan zonėn shqiptare dhe u hoq dorė nga kuptimi i vjetėr. Meqė ra fjala, nėse vajza do tė ishte me origjinė shqiptare, unė do tė mendoja se ajo do ta quante veten njė Arbėresh, jo njė Albanian.

»Fatkeqėsisht« ne nuk mund tė provojmė se bukuria kishte origjinė Shqiptare gjithsesi diskutimi na ka dhėnė njė mundėsi shumė tė mirė nė Danimarkė pėr tė rritur vėmendjen ndaj Shqipėrisė dhe Shqiptarėve nė shekullin e 19-tė.

Shpresojmė qė nė tė ardhmen tė gjejmė mė shumė lidhje qė nga ajo kohė dhe nga periudha tė tjera pėr tė hulumtuar mė hollėsisht.

Translation from English: Almira Pajenga






»Revista Klan«: http://www.revistaklan.com/material.php?id=346

»Zėri yt«. Tribuna ė fjalės sė lirė: http://www.forumi.zeriyt.com/index.php/topic,16482.0.html

»Radio Focus Tetovė«: http://focus.tetova.de/modules/news/article.php?storyid=244





Bjoern Andersen ka Master nė filologji dhe sociologji Daneze. Ai ka vizituar Shqipėrinė disa herė gjatė viteve, pėr herė tė parė nė 1976. Nė 2003 dhe 2004 ai ishte pjesėmarrės nė konferencat rreth »ndeshjes sė civilizimit dhe tolerancės fetare«, nė Tiranė. Ai ėshtė autor i disa librave rreth historisė shqiptare nė Danisht.

Kohėt e fundit ai ka publikuar »Ligji Danez i vitit 1683« nė njė botim dixhital – dhe tashmė ai ėshtė duke punuar mbi njė libėr rreth autorit Danezo-Norvegjez Ludvig Holberg – i cili, nė 1739, shkroi njė artikull vlerėsimi pėr Skėnderbeun.